Pesë boksierë kosovarë në Zagreb
10/10/2014
Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë me pesë boksierë, ndërsa gjyqtari Latif Demolli do ta ndajë drejtësinë. Edmond Zefi (60 kg.), Visar Rexhepi (64 kg.), Neriman Maloku (75 kg.), Ardit Delijaj (81 kg.) dhe Fisnik Muharremi (91 kg.) do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë kampionat, raporton Tribuna.
Aktualisht, ata janë duke i zhvilluar përgatitjet e përbashkëta në Ferizaj nën drejtimin e trajnerit Shefki Bogujevci. Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës janë optimistë për paraqitje të mirë në Zagreb. /Telegrafi/


