Pescara prezanton fanellat e mahnitshme për sezonin 2020/21 të dizajnuara nga një gjashtë vjeçar
Klubi nga Serie B, Pescara, në javët e fundit iu ka dhënë fansave mundësinë për të dizajnuar një fanellë të klubit.
Me moton 'Design the Special Delfino Jersey', kjo garë synonte tua lehtësonte mërzinë e të qëndruarit brenda shtëpive gjatë pandemisë Covid 19.
Qindra të rinj dolën me modelet e tyre dhe i dërguan në klub por në fund është zgjedhur një fitues.
Luigi D'Agostino, një gjashtë vjeçar, doli me një dizajn mjaft të bukur ku edhe fitoi.
Fanella e projektuar nga ai merr frymëzim nga ngjyrat e klubit dhe ka një delfin që niset ta godas një top futbolli.
Vizatimi i tij ka marr shumë komente pozitive dhe është pëlqyr mjaftë shumë.
Pescara kanë njoftuar se modeli i Luigit do të jetë fanellat zyrtare e klubit për sezonin 2020/21.
Kjo do të thotë që njerëz nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të blejnë dhe veshin një fanellë të tillë.
Kompania italiane për prodhimin e veshjes sportive Errea do t;i prodojë këto veshje. /Telegrafi/


