Please enter at least 3 characters.

Përvjetori i dëshmorëve në Jabllanicë të Gjakovës, emocionohet Ramush Haradinaj

Në përvjetorin e dëshmorëve në Jabllanicë të Gjakovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është emocionuar gjatë homazheve dhe aktiviteteve përkujtimore në nderim të të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj ka kujtuar betejën e 17 majit 1999 në Shqiponjë, duke e cilësuar atë si një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare.

“Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin dhe brenda disa javëve Kosova u bë e lirë”, ka shkruar Haradinaj.


Ai tha se gjatë shënimit të Ditës së Çlirimit janë kujtuar Epopenë e Shqiponjës dhe janë nderuar burrat dhe gratë që prehen në Kompleksin Memorial të Shqiponjës.

Haradinaj ka theksuar se të rënët për liri mbeten udhërrëfyes për angazhimet e sotme për Kosovën që, sipas tij, e ëndërruan breza të tërë. /Telegrafi/