Please enter at least 3 characters.

Përveç Kurtit, policia arreston edhe Donika Kadaj-Bujupin dhe Albulena Haxhiun (Foto/Video)

2017/11/23960890_10214249706892569_626933345_o.jpg

Policia e Kosovës në hyrje të Kuvendit të Kosovës ka arrestuar tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Fillimisht policia ka arrestuar deputetin Albin Kurti, duke arrestuar pastaj edhe dy deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Albuelna Haxhiun.

Deputetë e tjerë dhe aktivistë të Vetëvendosjes tentuan ta parandalonin arrestimet e deputetëve, duke u përballur me policinë mirëpo nuk ia arritën.

Arrestimi i tre deputetëve është bërë për shkak të një urdhërarresti që kishte lëshuar gjykata për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. /Telegrafi/