Please enter at least 3 characters.

Persona të panjohur e rrezikojnë disa herë me veturë, prishtinasi lajmëron rastin në Polici

2022/10/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar disa të panjohur disa herë me veturë e kanë rrezikuar.

Rasti është paraqitur në rrugën “Dervish Çollaku”, Prishtinë 03.11.2022 – 01:55.

“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.... Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur disa herë me veturë e kanë rrezikuar ankuesin dhe më pas njëri ka ekspozuar një armë të zjarrit”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/