Përsëri protesta kundër kryetarit të shtetit iranian
07/08/2009
Sipas njoftimeve të dëshmitarëve, në një shesh në Teheran u mblodhën qindra simpatizantë të udhëheqësit të opozitës Mir Hossein Mousavi. Policët i shpërndanë më në fund protestuesit.
Opozita përkrah kandidatëve Mousavi dhe Mehdi Karubi, që humbën në zgjedhje, e konsideron qeverinë jo legjitime, sepse presidenti, sipas pikëpamjes së tyre, e ka zyrtarizuar pushtetin e tij përmes falsifikimit të zgjedhjeve. /DW/


