Please enter at least 3 characters.

Përplasen dy trena në Mynih të Gjermanisë, një i vdekur

Një person ka humbur jetën pasi dy trena mallrash u përplasën, duke bërë që dy vagonë të dilnin nga shinat dhe të binin nga një urë hekurudhore në Mynih të Gjermanisë.

Sipas një zëdhënëseje të policisë në vendngjarje, dy trenat e mallrave u përplasën gjatë natës.

Përplasja shkaktoi daljen nga shinat të njërit prej trenave, duke bërë që dy vagonë të binin nga ura.

Operacionet për largimin e vagonëve nisën në mëngjes, ndërsa zona e aksidentit në lagjen Milbertshofen mund të mbetet e mbyllur edhe gjatë ditës së nesërme.

Sipas raportit të policisë, nuk ka pasur rrezik për publikun. /AA/