Please enter at least 3 characters.

Përmbyset automjeti teksa kalonte lumin Osum, shpëtojnë mrekullisht tre persona dhe zjarrfikësi që iu erdhi në ndihmë

2024/05/makina-3.jpg
6:"Web pc

Një incident që mund të kishte pasoja të rënda është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit.

Një automjet, foristradë tip Ford, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka ngecur në ujë. Rrymat dhe rrjedha e lumit e kanë marrë fuoristradën përpara, duke e fundosur atë.

Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë me not në breg për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy shtatasit e tjerë që udhëtonin me të kanë mbetur të kapur mbi pjesën e sipërme të makinës.

Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit, në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

Gjatë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve, një efektiv i zjarrëfikësve të Beratit ka rrezikuat seriozisht jetën, pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës. /Telegrafi/