Please enter at least 3 characters.

Përleshje me armë në Saraj, ka të plagosur

2016/01/t-euml-miturit-me-pistoleta_hd.jpg

Sot pasdite në Saraj të Shkupit ka pasur një përleshje me armë zjarri , ku si pasojë është plagosur personi N.Z nga fshati Arnaqia.

“Sot rreth orës 15:00 personi N.Z. nga fshati Arnaqi i Sarajit ka raportuar në polici se në hyrje të lokalit, drejt tij ka gjuajtur me armë zjarri personi XH.J nga fshati Bukoviq, prej ku ka mbetur i plagosur vetë personi N.Z. i cili është transferuar në spitalin “8 shtatori” Ndërsa personi XH.J. së bashku me personin E.J janë arratisur në drejtim të Sarajit”, njoftojnë nga MPB.