Please enter at least 3 characters.

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, u përdoren edhe armë zjarri

Policia raporton se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas një përleshjeje fizike mes tyre, gjatë së cilës dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur më 9 qershor në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/