Please enter at least 3 characters.

Përleshja fizike në veri, arrestohen katër persona për lëndim të rëndë trupor

2024/12/veriu-750x375-1.jpg
632:"North Mitrovica, Kosovo 18 February 2011 Bridge over the Ibar, which divides the city in two. The New Bridge has become an iconic symbol of Kosovo division, as it separates around 80,000 Kosovo Albanians in the south from about half as many Serbs living in the north. It is used as a military checkpoint and provides a de facto border between Serb and Albanian Kosovar population. Since the end of the Kosovo War of 1999 Mitrovica has been divided between an ethnic-Albanian-majority south and an ethnic-Serb-majority north. Its northern part is the de facto capital of the Serb enclave of North Kosovo. Photo: Ezequiel Scagnetti
18:"EZEQUIEL SCAGNETTI

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë:

M.P, 20 vjeç

L.K, 22 vjeç

A.S, 23 vjeç

B.D, 29 vjeç

Arrestimi i tyre është bërë pas një pune intensive hetimore nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për përfshirje në një përleshje të ndodhur më 17 mars 2025, në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, Mitrovicë Veri.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, janë lënduar dy persona:

M.P, 33 vjeç

Një 27-vjeçare

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe vazhdojnë të jenë nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Veriore.

Pas intervistimit, prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.

"Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për të luftuar dhunën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, inkurajon qytetarët të raportojnë raste të ngjashme për të mundësuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore."