Përkujtohet dëshmori i kombit, Gëzim Rama në 26 - vjetorin e rënies së tij
10/04/2025
Sot është 26 - vjetori i rënies heroike të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Gëzim Rama.
Rama ka lindur më 28.03.1978 dhe ka rënë dëshmor më 10.04.1999 në moshën 21 - vjeçare, shkruan Telegrafi.
Ai ishte pjesë e Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës.
Dëshmorin, Gëzim Rama e ka përkujtuar Komuna e Vushtrrisë.
“Në 26 - vjetorin e rënies, sot përkujtojmë Dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gëzim Rama, i cili ishte pjesë e Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës. Lavdi Dëshmorit të Kombit Gëzim Rama!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


