Please enter at least 3 characters.

Perisic gati për ndeshjen ndaj Juventusit: Interi mund të fitojë ndaj çdo skuadre

2019/04/Ivan-Perisic-e1555933784322.jpg
233:"MILAN, ITALY - APRIL 20: Ivan Perisic of FC Internazionale looks on during the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on April 20, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Interit, Ivan Perisic, beson se skuadra e tij ka të gjitha kualitet për të fituar në Derbin e Italisë ndaj Juventusit.

Kroati ka thënë se zikaltrit krijojnë shumë raste për gola, por dështojnë t'i konkretizojnë, por përkundër kësaj beson te rezultati pozitiv ndaj Zonjës së Vjetër.

"Ne jemi Interi dhe duhet të tentojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura pasi jemi të fortë. Ne mund të fitojmë ndaj çdo kujt: tani po mendojmë për Juven".

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Duam të sigurojmë vendin e tretë pasi është shumë e rëndësishme kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Ne e njohim Juventusin, ata kanë fituar Scudetton në tetë vitet e fundit. Ata janë të fortë dhe do vijnë këtu për të fituar, pra duhet të jemi më të mirë se ata".

"Gjatë javës ne do të përgatitemi për ndeshjen. Kemi të gjitha kualitetet për t'i mposhtur ata, edhe pse duhet të përmirësohemi në përfundimin e aksioneve".

"Me krijojmë shumë raste, por shpesh dështojmë t'i konkretizojmë", ka thënë Perisic për Inter TV. /Telegrafi/