Please enter at least 3 characters.

Përfundon xhiro e dytë në Ligën Pavarsia, fitojnë favoritët

2016/01/p-euml-rfundon-xhiro-e-dyt-euml-n-euml-lig-euml-n-pavarsia-fitojn-euml-favorit-euml-t_hd.jpg

Derbi i javës dytë i takoj Q.S Prishtina qe e mposhti FC Akllapin. Befasi në javën e dytë ishte edhe humbja e FC 4 Llullave nga FC Urbano dhe fitorja e FC Prugoci përballë FC Dallas, ndërsa ekipet tjera favorite, FC Fresh , FC Fida Com , FC Kabashi Petrol , FC Rinori , FC Yjet , kanë shënuar fitore.

Fitoren më të thellë në javën e dytë e ka shënuar FC Fresh me rezultat 14:4, ndërsa humbjen më të thellë e kanë pësuar FC Dostat 4:14.

FC Akllapi – Q.S Prishtina 7-9

Q.S Prishtina e ka nis shumë mirë aventurën në Liga Pavarsia me dy fitore të njëpasnjëshme. Pasi mposhtën javën e kaluar FC Restaurant EDI me rezultat 9-1, kësaj radhe e fituan derbin kundër FC Akllapit.

Golin e parë Q.S Prishtina e shënuan në minutën e parë me anë të sulmuesit Kujtim Ferati, i cili shenoi plot katër gola në këtë ndeshje, ndërsa golat tjerë u shënuan nga Rinor Fejzullahu (2), Arber Sahiti (1), Shemsedin Bajrami (1) dhe Driton Gerdovci (1), teksa për FC Akllapin shënuan Bujar Sinani (4) dhe Ardit Bytyqi (3).

FC 4 Llullat – FC Urbano 2-8

FC Urbano me prezencën e Shpëtim Gërvallës ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme kundër FC 4 Llullave, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 8:2. Golat në këtë takim u shënuan nga: Xhabir Jerliu (2), Shpëtim Gërvalla (1), Ilirid Mehani (1), Arber Pira (1), Gramos Zymberi (1), Irfan Rushiti (1). Për FC 4 Llullat shënoi Kushtrim Breznica (1) dhe Enis Bujupi (1).

FC Dallas – FC Prugoci 3-5

FC Dallas e nisën mirë takimin kur shënuan përmes Jahir Sjarinës, ndërsa në minutat ne vazhdim barazoi FC Prugoci përmes Besart Berishes. Perseri FC Dallas kaloi në epërsi me golat e shënuar nga Lorik Gashi(1) dhe Amir Marovci(1 , mirëpo me inkuadrimin në lojë të Valon Berishës ndryshoi gjithçka dhe FC Prugoci shenoi edhe plot 4 herë permes Valon Berishës(2), Burim Kaçurit(1), Ali Jusufit(1).

Rezultatet dhe tabela pas xhiros së dytë:

Top shënuesit pas xhiros së dytë:



Top asistuesit pas xhiros së dytë: