Please enter at least 3 characters.

Përfundon shtrimi i trotuareve në disa fshatra të Vushtrrisë

Tashmë ka përfunduar shtrimi i trotuareve në disa fshatra të Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur vendet ku ka përfunduar ky projekt, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se në fshatin Dobërllukë ka përfunduar shtrimi i trotuarit në gjatësi 280 metra.

Në Reznik ka përfunduar shtrimi i trotuarit në afërsi të shkollës, në gjatësi 470 metra.

Në Stroc, në afërsi të shkollës, është shtruar trotuari në gjatësi 315 metra.

Në Maxhunaj është shtruar trotuari në rrugën "Besëlidhja kombëtare" në gjatësi 335 metra.

“Këto janë vetëm disa nga investimet e vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës në Vushtrri, që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/