Please enter at least 3 characters.

Përfundon rruga Junik–Gjeravicë, Shehu: Premtim i mbajtur për junikasit

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e rrugës Junik – Gjeravicë, një projekt i shumëpritur nga qytetarët që nga paslufta.

Përmes një postimi publik, Shehu theksoi se ky investim i realizuar gjatë mandatit të tij të parë është konsideruar si ëndërr e brezave të junikasve.



“Gjatë mandatit të parë, kemi ndërtuar rrugën e bjeshkës Junik – Gjeravicë. Ky projekt ka qenë ëndërr e të gjithë junikasve, për të cilën Juniku ka pritur që nga paslufta. Sot kjo rrugë është realitet, një premtim tjetër i mbajtur para junikasve. Urime Junik,” ka shkruar Shehu.

Rruga Junik – Gjeravicë pritet të lehtësojë ndjeshëm qasjen në zonat malore, të nxisë zhvillimin e turizmit lokal dhe të rrisë vlerën ekonomike të bjeshkës, një ndër asetet natyrore më të rëndësishme të komunës. /Telegrafi/