Please enter at least 3 characters.

Përfundon numërimi në Mitrovicë të Jugut - Faton Peci del fitues me  mbi 53% të votave

Ka përfunduar tashmë edhe numërimi i të gjitha votave nga KQZ në Mitrovicën e Jugut, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese.

Kandidati i saj, Faton Peci, ka marrë 53.47% të votave, duke mposhtur kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, i cili ka siguruar 46.53%.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 84,715 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 33,359 që përbën një pjesëmarrje prej 39.38%.

Janë numëruar të gjitha 105 vendvotimet, ose 100% e kutive të votimit.

Vetëvendosje ka marrë gjithsej 17,837 vota, ndërsa PDK 15,522 vota, duke vulosur kështu fitoren e partisë në pushtet në këtë komunë.

Rezultatet janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me përmes postës. /Telegrafi/