Përfundon kongresi i UEFA-s, “harrohet” Kosova
24/03/2015
Në këtë kongres, në të cilin Michel Platini është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të shtëpisë më të madha në futbollin evropian, nuk është diskutuar për çështjen e Kosovës.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), kohë më parë ka aplikuar për pranim në UEFA, por në kongresin e mbajtur në Vjenë, nuk është folur për Kosovën, raporton KP.
Çështja e Kosovës pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. /Telegrafi/


