Please enter at least 3 characters.

Përfundon aventura e Kosovës në futsall

2017/02/kosova.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall është eliminuar nga garat para-kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kosova humbi ndeshjen vendimtare ndaj Danimarkës me rezultat 2-1, humbje kjo që ishte vendimtare për eliminimin e Përfaqësueses së Kosovës, edhe pse kishte edhe pak shpresë.

Shpresa e vetme ishte rezultati në ndeshjes Qipro-Norvegjia, por këto dy kombëtare barazuan me rezultat 4-4, dhe Danimarka e mbylli grupin në vendin e parë, duke u kualifikuar, transmeton Telegrafi.

Danezët kanë pikë të barabarta me Kosovën, nga gjashtë, por u kualifikuan falë fitores në ndeshjen direkte. /Telegrafi/