Please enter at least 3 characters.

Përfundon aventura e Hajvalisë në Zvicër

2016/01/p-euml-rfundon-aventura-e-hajvalis-euml-n-euml-zvic-euml-r_hd.jpg

Raportohet për një ndeshje mjaft të mirë dhe korrekte, ndërsa interesimi i tifozëve ishte i madh për të parë këtë ndeshje miqësore që është zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Rreth 2 mijë shikues u ndanë të kënaqur me lojën e treguar nga të dyja skuadrat, që kishte përfunduar me rezultat 2:3 në favor për mysafirët nga Kosova.

Këngëtari i njohur, Mehedin Pergjegjaj Meda, i ka argëtuar shikuesit në stadium pas ndeshjes miqësore në Cyrih.

Hajvalia e kishte nisur mirë fazën përgatitore në Zvicër, duke e mposhtur edhe Dardaninë e Bazelin me rezultat 2:0, por jo edhe ekipin zviceran në superligën zvicerane, Sion, shkruan albinfo.

Djelmoshat e Mentor Miftarit pësuan humbje të thellë në përballjen me fituesin e kupës së Zvicrës me rezultat 5:1.

Sido që të jetë, aventura e Hajvalisë në Zvicër ishte një rast shumë i mirë për futbollistët kosovarë, të cilët do të shpresojnë se kanë rënë në sy të ndonjë prej menaxherëve zviceranë.