Përfundojnë shpresat e Arsenalit, Brendan Rodgers rinovon kontratën me Leicesterin
262:"LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 04: Leicester manager Brendan Rodgers celebrates after the Premier League match between Leicester City and Watford FC at The King Power Stadium on December 04, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
Brendan Rodgers (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
06/12/2019
Leicester City ka njoftuar se Brendan Rodgers ka nënshkruar kontratë të re prej pesë vjet e gjysmë me klubin nga King Power Stadium.
Kontrata e re u jep fund edhe spekulimeve që e lidhnin irlandezin me postin e trajnerit të Arsenalit.
46-vjeçari më parë ishte i lidhur me Leicesterin deri në vitin 2022, mirëpo paraqitjet mbresëlënëse të skuadrës në këtë edicion e kanë bindur klubin që t'ia vazhdojë dhe përmirësojë kontratën.
Sipas The Transfer Window, Rodgers tash do të përfitojë dyfishin e pagës së deritanishme, gjegjësisht 10 milionë funte (12 milionë euro) për sezon.
Ai mori drejtimin e 'Foxes' në shkurt të këtij viti duke u larguar nga Celticu, ndërsa e përmirësoi dukshëm skuadrën për një periudhë shumë të shkurtër. /Telegrafi/


