Përfundoi takimi i EHF-së në Budapest me federatat kombëtare
Takimi u mbajt në kohën kur duhen të definohen shumë aktivitete dhe Rregullore të Federatës Evropiane para mbajtjes së Kongresit të 12-të rregullt të EHF-së në Dublin të Irlandës nga data 18-21 shtator 2014.
Në rend dite të diskutimeve dhe propozimeve ishin temat të cilat lidhen me aktivitetet e drejtpërdrejta të EHF-së si p.sh: Ndryshimet në sistemet e garave për Kampionatet e ardhshme evropiane, rishikimi i sistemit i garave të grup-moshave te reja duke filluar nga Kampionatet e vitit 2016, organizimi i turneve përfundimtare, numri i ndeshjeve dhe organizimi i pjesës finale “Veluxe FINAL4” në konkurrencën e meshkujve dhe “FINAL4” në atë te femrave dhe programi mbi hendbollin femëror, fuqizimin e tij.
Në fund u qartësuan edhe afatet mbi mocionet eventuale të federatave në Kongresin e Dublinit, si dhe krejtësisht në fund u nënshkruan kontratat me disa federata lidhur me ‘RINK KONVNETËN’ si me Maqedoninë, Greqinë, Finlandën, Izraelin, “SMART Projektet” me Greqinë dhe Izraelin, kurse Anglia u ndihmua në infrastrukturë.
Ashtu siç e kemi paralajmëruar delegacioni i FHK-së, përveç takimeve që do të ketë me zyrtarët më të lart të EHF-së presidentin Jean Brihault, nënpresidentin Arne Elovson dhe sekretarin e përgjithshëm Michael Wiederer, pati edhe takime tjera të shumta si me Lidija Bojiq-Qaqiq anëtare e Ekzekutivit dhe përgjegjëse për sportin femëror,çka rezultuan edhe rezultate pozitive.
Pastaj takimit me përgjegjësin për referim pranë Komisionit të EHF-së Dragan Naçveski, lidhur me avancimin dhe përparimin e gjyqtarëve kosovarë, që janë në listat e gjyqtarëve të rinj apo kandidat për marrjen thirrje “refer i EHF-së”.
Gjatë takimeve me krerët e federatave tjera, pati edhe biseda lidhur me zhvillimin e një ndeshje ndërkombëtare në muajin qershor (pasi në të gjitha shtetet gjatë këtij muaji zhvillohen Kampionatet e rregullta dhe ndeshjet suplementare të kualifikimeve për Botëror, si me kryetarin e FH të Italisë, Françesko Purramuto, presidentin e FH të Turqisë, Bilall Ejupollu, sekretarin e FH të Polonisë, Marek Goralczuk, atë të Sllovenisë Goran Cvijic etj. /KP/Telegrafi/


