Përfundoi Beerfest Kosova 2024, festivali që solli super atmosferë në Prishtinë
16/07/2024
Të hënën në mbrëmje përfundoi Beerfest Kosova 2024, ku për katër natë radhazi solli argëtim dhe atmosferë të jashtëzakonshme për mijëra vizitorë. Në mesin e vizitorëve pati edhe turistë nga vende të ndryshme të botës të cilat sipas organizatoreve u mahnitën nga pritja dhe organizimi.
“Gjithçka ishte në nivelin e duhur dhe sipas planifikimeve tona. Jemi ndarë shumë të kënaqur duke filluar nga pjesa argëtuese, promovimi i birrave, sigurimi dhe mbarëvajtja e festivalit në përgjithësi. Ajo çfarë na bënë krenarë është edhe vlerësimi i nivelit të lartë nga vizitorët të cilët na dhanë komente te mrekullueshme. Kjo tregon që ky festival çdo herë e me shumë po i ofrohet organizimeve me standarde më të larta evropiane”, tha zëdhënësja e këtij edicioni Rina Zeka, nga kompania Eventure.Gjatë këtyre netëve të festivalit, për argëtimin e të pranishmëve u kujdesën disa bende dhe artistë të mirënjohur siç janë: Burak Yeter, Stealth & Vinz (Hellbanianz), Yll Limani, Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Kida, Buta, Ardi dhe Mirdoni, Diona Fiona, Grupi 403, Blerando, La Fazani, Gillespie, Zwada, Haliband dhe Dj Biggby.

