Please enter at least 3 characters.

Performanca e Eminemit dhe lista e fituesve në iHeartRadio

2018/03/Eminem1-e1520863174798.jpg
248:"INGLEWOOD, CA - MARCH 11: Eminem performs onstage during the 2018 iHeartRadio Music Awards which broadcasted live on TBS, TNT, and truTV at The Forum on March 11, 2018 in Inglewood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia)
12:"Kevin Winter

Eminemi ka vazhduar me performancat e tij me elemente politike duke e sulmuar NRA-në (Shoqata Kombëtare për të drejtën e përdorimit të armëve në SHBA), gjatë një performance në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të iHeartRadio.

Reperi e ka interpretuar hitin "Nowhere Fast", të cilin e ka në bashkëpunim me Kehlani, ndërsa gjatë performancës ia ka ndryshuar tekstin.

(Foto: Getty Images)

Përmes këngës së tij, ai i ka konsideruar përgjegjës Qeverinë dhe NRA-në për sulmet e shpeshta me armë në Shtetet e Bashkuara, ku ka pasur viktima edhe fëmijë.

Disa prej fituesve kryesorë në 'iHeartRadio Music Awards 2018':Kënga e vitit

Shape of You – Ed Sheeran

Artisti i vitit

Ed Sheeran

Artistja e vitit

Taylor Swift

Artistja e re më e mirë

Cardi B

Dyshja ose grupi më i mirë

Maroon 5

Bashkëpunimi më i mirë

Something Just Like This – The Chainsmokers and Chris Martin

Artisti më i mirë i muzikës pop

Niall Horan

Alternative rok

Imagine Dragons

Muzika rok

Metallica

Muzika 'country'

Thomas Rhett

Muzika 'dance'

The Chainsmokers

Hip-hop artisti i vitit

Kendrick Lamar

R&B artisti i vitit

Bruno Mars

Artisti latin

Luis Fonsi

Teksti më i mirë

Slow Hands – Niall Horan

Kënga më e mirë 'cover'

The Chain – Harry Styles

Armata e fansave

BTS

Videoja muzikore

Sign of the Times – Harry Styles

Grupi më i mirë i meshkujve

BTS

Depërtimi më i mirë solo

Louis Tomlinson

/Telegrafi/