Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
28/09/2023
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se me datë 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Dy vendet kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet, që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe zviceranë që kanë punuar në të dy vendet.
Në postim Rama ka njoftuar se së shpejti do të bëhet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë.


