Përfaqësues të Barcës, në Torino për Pogban?
26/06/2015
Mesfushori i Juventusit kërkohet nga shumë klube duke përfshirë edhe atë nga Camp Nou.
Sipas Mundo Deportivo, drejtori sportiv, Ariedo Braida dhe kreu i sektorit të futbollit, Albert Soler, të mërkurën do të qëndrojnë në Itali.
Blaugranët i kanë të ndaluara transferimit deri në janar, ndërsa thuhet se marrëveshja do të arrihet për transferimin e francezit në verën e ardhshme.
Kjo do t’u shërbente edhe Bianconerëve, të cilët do ta kishin edhe për një sezon 22-vjeçarin. /Telegrafi/


