Please enter at least 3 characters.

Përcillet për në banesën e fundit Hazbi Idrizi, i pari i Komunës së Bogovinës

2017/05/hazbi-idrizi.jpg

Pas namazit të drekës sot në varrezat e fshatit të Bogovinës është bërë varrimi i kryetarit të komunës, Hazbi Idrizi. Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin qindra qytetarë, politikanë dhe bashkëfshatarë të Idrizit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Hazbi Idrizi mëngjesin e ditës së djeshme u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një bashkëfshatarë i tij, i cili vendosi që edhe të vetëvritet.

Pas kësaj vrasje ngushëllime shprehën politikanë të ndryshëm në Maqedoni, ndërsa BDI-ja kërkoi që të zbardhen motivet e kësaj vrasje./Telegrafi/