Please enter at least 3 characters.

Përballje e baraspeshuar: Uellsi - Danimarka, formacionet e mundshme

2021/06/5401_Watch_Wales_vs_Denmark_for_free.jpg

Uellsi dhe Danimarka do të takohen në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin "Johan Cruijff Arena" në Amsterdam.

Për këtë takim, Uellsi nuk mund të llogarisë në Ethan Ampadun që është i suspenduar me karton të kuq nga ndeshja e kaluar.

Në anën tjetër, Danimarka do të jetë pa Christian Eriksenin, shkaku i sulmit në zemër që pësoi në fillim të Kampionatit Evropian.

Formacioni i mundshëm i Uellsit: Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Ben Davies; Morrell, Allen; Bale, Ramsey, James; Moore

Formacioni i mundshëm i Danimarkës: Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Poulsen, Damsgaard, Braithwaite. /Telegrafi/