Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit - shpërthen debati mes tyre
Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj të fundit derisa ishte në “Grande Fratello” në Itali.
Ajo kishte bërë disa deklarata në lidhje me raportin e saj me Edin, duke thënë se nuk e ka dikë.
Ata kanë komentuar për gjthë këtë si dhe për arsyet që kanë çuar deri në këtë pikë.
“Prej që je rikthyer prej Grande Fratellos e kam parë një lloj ftohësie ndaj teje. Cila është arsyeja”, ka qenë pyetja që Edi ia kë bërë Dolces.
Banorja gjithashtu ia ktheu me të njëjtën monedhë duke theksuar se këtë e ka parë edhe te Edi.
“E ktheva unë, të gjithë më thoshin ka bërë ka qarë për ty. Unë kur jam kthyer se kam parë Edin”, tha ajo.
Tutje shtoi: “Nuk i kam dhënë llogari atyre për këtë që kam këtu. E jona ka qenë njohje”.
Ata vazhduan me akuza ndaj njëri-tjetrit duke mos u pajtuar në shumë gjëra. /Telegrafi/


