Please enter at least 3 characters.

Për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat e komunave të Kosovës mund të bien deri në 30 milionë euro

2018/10/bankat.jpg
315:"An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K
7:"REUTERS

Rënia e të hyrave buxhetore do t’i ndikojë edhe të hyrat komunale, qoftë nga transferet qeveritare apo nga të hyrat e tyre vetanake.

Kështu thuhet në raportin "Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës", prezantuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, përcjell Telegrafi.

"Komunat do të ndikohen negativisht edhe nga rënia e të hyrave vetanake që përbëjnë rreth 18 për qind të të hyrave komunale. Ndërsa, janë pezulluar edhe 10 milionë euro investime nga niveli qendror në komuna. Në anën tjetër, pandemia COVID-19 ka shkaktuar kosto shtesë për komuna, mirëpo këto shpenzime pritet të mbulohen nga Qeveria e Kosovës përmes një mase nga pako emergjente me vlerë 10 milionë euro", thuhet në raport.

Sipas GAP-it, të hyrat e komunave mund të bien deri në 30 milionë euro.

"Granti i përgjithshëm i komunave mund të bie për 24 milionë euro apo 17 për qind, ndërsa të hyrat vetanake pritet të bien të paktën për 5 milionë euro. Pra në total, të hyrat e komunave mund të bien për 29 milionë euro apo 5 për qind. Mirëpo, nëse bazohemi në parashikimet e FMN-së, të hyrat e përgjithshme të komunave mund të bien për 34 milionë euro apo 6 për qind. Rënia e të hyrave në nivel qendror do ta ndikojë negativisht edhe në grantin për kryeqytetin, i cili mund të ketë një rënie prej një deri në dy milionë euro", thotë GAP.

Sa i përket investimeve kapitale që prekin komunat, janë pezulluar rreth 10 milionë euro investime të reja nga ministritë.

Parashikimet për të hyrat komunale pas pandemisë (në miliona euro) | Burimi: Instituti GAP

"Pjesa më e madhe e projekteve që janë pezulluar, apo rreth 71 për qind, janë investime kapitale të MIA në komuna. Ndërsa, 23 për qind janë projekte kapitale të MKRS dhe 6 për qind të MASHTI-t. Ndër projektet kryesore që ishin paraparë të realizohen nga MIA në komunat e Kosovës dhe që janë pezulluar janë ndërtimi i impianteve në komunat e Gjilanit (1 milion euro) dhe Ferizajt (500 mijë euro), zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në Vushtrri (750 mijë euro), ndërtimi i shtëpive në pjesën veriore të Kosovës (500 mijë euro), dhe më shumë. Kurse, tek projektet e MKRS, projektet kryesore të pezulluara janë ndërtimi i Qendrës Nacionale të Tenisit të Kosovës në Prishtinë (200 mijë euro) dhe Rivitalizimi i stadiumit në Pozheran në Viti (200 mijë euro). Nga projektet e MASHT do të preken ndërtimi i shkollës 'Fan Noli' në Kamenicë (200 mijë euro) dhe ndërtimi i shkollës në Damjan në Gjakovë (169 mijë euro)", vijon raporti, përcjell Telegrafi.

Për adresimin e shpenzimeve të komunave nga COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte hartuar një masë të veçantë. Masa numër 5 e Pakos Emergjente Fiskale ofron komunave një mbështetje shtesë financiare deri në 10 milionë euro.

"Si kriter për alokim të shumës së buxhetuar për komuna është numri i banorëve për komuna, mirëpo komunat e prekura më shumë nga pandemia do kenë edhe diskriminim pozitiv. Shpenzimet për COVID-19, fillimisht do të financohen nga komunat nga projektet e tyre kapitale të planifikuara për 2020 dhe të hyrat e bartura, dhe më pas do të rimbursohen nga Ministria e Financave", përfundon raporti. /Telegrafi/