Please enter at least 3 characters.

Për Manaj edhe Real Oviedo

2017/08/230405967-3ec596f8-e6be-4fca-9a99-24775e3329a9-610x400-e1501570628871.jpg

Sulmuesi i Interit, Rey Manaj, mund të përfundojë në Spanjë.

Sipas Radio Onda Cero, në gjurmët e sulmuesit shqiptar është vënë edhe Real Oviedo.

Por, klubi nga Segunda Division (liga e dytë spanjolle) nuk do ta ketë aspak lehtë pasi për sulmuesin e ri kanë shfaqur interesime dhe shumë skuadra nga Serie B.

Manaj në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Pisa ku në 17 ndeshje shënoi dy gola.

Ndërsa te Interi ishte transferuar nga Cremonese në vitin 2015. /Telegrafi/