Please enter at least 3 characters.

Për kritikat në Serbi lidhur me Kosovën, Vuçiq: Doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë?

2023/02/1675947406-Tan2023-01-3013265679_3-750x573-1-e1677013253449.jpg
341:"Beograd, 30. januara 2023 - Predsednik Aleksandar Vucic svecano je danas docekao ispred Palate Srbija predsednika Ceške Miloša Zemana, uz intoniranje himni dve zemlje, crveni tepih i gardu Vojske Srbije. Izjave za medije predsednika Republike Aleksandra Vucica i predsednika Ceške Republike Miloša Zemana. FOTO TANJUG/ ZORAN ŽESTIC/bs
6:"TANJUG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Serbinë pasi situata në botë po komplikohet dhe se Perëndimi dëshiron ta marrë “kartën e Kosovës” nga duart e presidentit rus Vladimir Putin.

Duke folur për kritikat për politikën në lidhje me Kosovën, Vuçiq pyeti “a doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë”.

“Doni paqe? Mos u ankoni se gjithçka në botë është tradhti”, tha Vuçiq nga Abu Dhabi.

Siç transmeton "N1", Vuçiq vlerësoi se konflikti ukrainas-rus do të vazhdojë të përshkallëzohet, sepse në fjalimet e sotme të presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, askush nuk foli për paqen, por vetëm për fitoren ndaj palës tjetër, transmeton Telegrafi.

Për Putinin, e vërteta është në anën e Rusisë, dhe për Biden, Ukraina nuk është vendi ku Rusia do të fitojë.

“Është e qartë se po shkojmë drejt ndezjes së mëtejshme të konfliktit”, tha Vuçiq nga Abu Dhabi, ku mori pjesë në panairin ndërkombëtar të armëve.

“Është e qartë se askush nuk dëshiron të pranojë një zgjidhje të mesme, por fitoren e tyre dhe humbjen e palës tjetër”, tha ai. /Telegrafi/