Please enter at least 3 characters.

Për gjashtë muaj në Klinikën e Endokrinologjisë u kryen mbi 5 mijë vizita ambulantore

2022/07/293926717_3232712690378848_7107914983673623083_n.jpg

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në Klinikën e Endokrinologjisë gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022, ka pasur 5 mijë  e 867 vizita ambulantore, 1 mijë e 145 konsultime specialistike brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 1 mijë e 251 ultrasonografi të tiroides dhe 326 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB).

Gjithashtu, janë mjekuar me Octreotid 31 pacientë me Tumor të Hipofozes/Akromegali dhe tumorë tjerë neuroendokrine.

Në të njëjtën kohë, është duke u punuar me intensitet edhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve klinike, si dhe organizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të EVP-se dhe Kongresit të Diatologjise, që do të mbahet në nëntor të këtij viti. /Telegrafi/