Please enter at least 3 characters.

Për dinjitetin e sportit në politikë

2016/01/f.1005120619738_210.jpg

Disa disa nga ata edhe ia ka pa hairin marrjes me politikë, siq është rasti me Blerand Stavilecin, një ish-basketbollist e tashti Ministër i Bujqësisë.

Listës së sporistëve që kanë filluar garën për një vend në asambletë e ardhshme komunale të Kosovës i prin ish-arbitri i njohur Zymer Berisha, si kandidatë i PDK-ës.

Ai do të kërkoj votat në zonën zgjedhore në Mirosalë të Ferizajt, për tu bërë pjesë e parlamentit komunal të këtij qyteti në katër vitet e ardhshme.

Padrejtësitë dhe gjendja e mjerueshme e sportit kosovar e ka shtyer Berishën që ti futet politikës.

“Prej dëshprimit të madh me gjendjen e sportit të Kosovës kam marrë vendim që të futem në politikë dhe që nëpërmjet saj më pas, nëse me jeper rasti, eventualisht të ndihmoj sportin dhe punoj për të mirën e tij”, ka thënë Berisha.

“Ajo çka po ndodhë në sportin tonë është turp i madh dhe një imazh i keq që po i japim botës. Do të angazhohem maksimalisht, normalisht nëse e fitoj besimin e votuesve, se do te jëm ai që do ti luftoj këtro dukuri që së paku t’ia kthejmë vendin meritor sportit”, tha njeriu që për afro dy dekadave e ka ndarë drejtësinë në terrenet e futbollit kosovar, për tu tërhequr përfundimisht në vitin 2012.

Një vend në ulëset e parlamenteve komunale do të kërkojnë me dhjetëra sportistë, si basketbollisti, besnik Podvorica (LDK), çiklisti Rifat Azemi (PD), futbollistët Artan Latifi (PASD) dhe Sami Boroci (AKR).

Portieri aktual i KF Drita, Artan Latifi aktivizimin e tij në një parti politike në kërkim të famës në politikë e sheh si mundësi pët të ndihmuar sportin kosovar.

Sipas tij ai ka rënë në pikën më të ulët të mundshme.

“Dikush duhet të kujdeset për këtë sport, që di të sjellë vetëm të mira për një popull. Por kjo si duket nuk vlen për Kosovën, pasi që ai është lënë shumë anash, e që ka bërë të ballafaqohet me probleme të mëdha dhe të shumta”, tha gardiani gjilanas, i cili do të kërkoj votën në asamblenë e Gjlanit si pjesë e Partisë Social Demokrate”.

“Hyrja ime në politikë nuk do të thotë se do të harroj apo braktisë futbollin. Qëllimi imë është të fitoj votat e mjaftueshme dhe në mënyrë institucionale, si anëtarë i asamblesë, të luftoj për një tretman më të mirë për sportin”. Nesër ai ëndrron të arrij edhe në kuvedin e Kosovës, që do t’ia lëhtësonte punë drejt qëllimit të tij.

“Sot në Gjilan, por nesër në Prishtinë. Të jesh deputet i paralamentit të Kosovës është më lehtë të kërkosh ndihmë për këtë sport, që don më shumë kujdes”, përfundoi Latifi. /Zëri/Telegrafi/