Please enter at least 3 characters.

Për Arbeloan në rend të parë është rekordi i CR7, pastaj fitorja

2016/01/p-euml-r-arbeloan-n-euml-rend-t-euml-par-euml-euml-sht-euml-rekordi-i-cr7-pastaj-fitorja_hd.jpg

Portugezi arriti të shënojë golin e 500-të në karrierë ndaj skuadrës skoceze dhe pastaj barazoi edhe Raulin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Los Blancos.

“Malmo është një kundërshtar i rrezikshëm në fushën e tyre. Për këtë ne e dinim që në fillim dhe kemi punuar shumë për të fituar”.

“Ronaldo? Ka arritur Raulin dhe jemi të lumtur. Numrat e tij të befasojnë, ai është një makineri golash”, ka thënë Arbeloa pas ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Realit është kundër Atletico Madridit dhe nëse 30-vjeçari shënon atëherë do të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mbretërve. /Telegrafi/