Please enter at least 3 characters.

Pensionohet Steven Gerrard

2016/11/gero.jpg
32:"Photograph: Matt West/BPI/REX Sh

Steven Gerrard është pensionuar prej futbollit aktiv.

Gjatë karrierës 19 vjeçare,36-vjeçari ka fituar tetë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe dy FA Cup.

Ai debutoi për "The Reds" në vitin 1998 në moshën 18-vjeçare ndërsa për Liverpoolin realizoi 709 paraqitje dhe ishte 12 vjet si kapiten i klubit, transmeton Telegrafi.

Për kombëtaren angleze luajti 114 ndeshje dhe ishte kapiten i përfaqësueses për dy vjet.

Megjithëse fitoi trofe të rëndësishëm në karrierë, kurrë nuk arriti të ngrit trofeun e Ligës Premier. /Telegrafi/