Pendarovski thotë se vendi i vërtetë për takim liderësh është tek zyra e tij
19/07/2019
Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i është bashkëngjitur temës për takimin e dështuar të liderëve pasi për mungesë të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski Qeveria e anuloi dhe caktoi konferencë për shtyp për kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Duke mos dashur të nënvlerësoj ftesën e kryeministrit, por mendoj se takimi i liderëve duhet të mbahet është zyra e kryetarit të shtetit" tha Pendarovski për REL.
Disa pyetje, të jem i sinqertë, duhet të kenë mbahen në zyrën e kryetarit të shtetit, thotë Pendarovski, edhe pse dyshon se mund të ketë mirëkuptim mes partive pasi shteti është ndarë shumë në baza partiake. /Telegrafi/


