Please enter at least 3 characters.

Pendarovski përshëndet marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë

2023/03/0836B9C9-C9FE-4583-93E4-325E0BD81BFA.jpeg

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me një postim në rrjetet sociale, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski nuk ka dhënë më shumë detaje por ka shkruar ““Përshëndes marrëveshjen e arritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryemistri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së” ka shkruar Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Përndryshe, takimi trepalësh është zhvilluar në vilën presidenciale në Ohër. /Telegrafi/