Pellegrino: Kishim frikë nga Bayerni
20/09/2012
“Nuk ishte një ndeshje e mirë. Ne kishim shumë frikë në fillim. Mbase treguam shumë respekt për ta. Kjo është një prej arsyeve të disfatës, por në përgjithësi ishim të qëndrueshëm”.
“Ne e dhamë topin shumë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne nuk kishim mbështetje kur avanconim me topin, dhe nuk ishim në pozitat e duhura”.
“Në pjesën e dytë u përmirësuam, por kundër një ekipi si Bayerni gabimet si këto i bëjnë gjërat të vështira”, ka thënë Pellegrino. /Telegrafi/


