Pejanët treguan cilësi kundër Prishtinës
Kjo ndeshje ishte derbi i kampionatit, por në bazë të asaj që u dëshmua në fushë, nuk i ngjasoi aspak, pasi pejanët ishin dominues dhe kryesojnë renditjen me 43 pikë, 11 më tepër se Prishtina që klasifikohet e dyta. Enis Kastrati, hendbollist i Besës, tha se titullin vetëm e kanë siguruar, raporton BotaSot.
“Ne vetëm në javën e parë të pjesës së dytë të kampionatit kemi siguruar titullin. Kështu ndeshja me Prishtinën ka qenë vetëm formalitet. Realisht kemi pritur një rivalitet më të madh, mirëpo, ne e treguam forcën dhe kualitetin tonë dhe i zbatuam detyrat në përpikëri, ndaj fitorja jonë nuk u vë në dyshim në asnjë minutë”, tha Kastrati. “Tani jemi të përqendruar në garat e Kupës, ku mendoj që jemi favorit absolut”, shtoi ai.
Hendbollisti tjetër i Besës, Kastriot Jupa, tha: “Jemi një nivel më lartë se skuadrat tjera në Kosovë. Kur kemi një angazhim serioz është normale që rezultati të jetë i tillë, sepse ekipi jonë ka problem me motivim, pasi që duke fituar gjithmonë edhe disi ka humbur ai tek lojtarët tanë, por fatmirësisht në Prishtinë, gjithçka shkoj në favorin tonë”. /Telegrafi/
Rezultatet
Prishtina-Besa Famiglia 25:34
Drenica-Zhegra 27:28
Samadrexha-Kastrioti 31:31
Kosova (V)-Vëllaznimi sot (19.00)
Tabela
1. Besa Famiglia 22 21 1 0 43
2. Prishtina 22 15 2 5 32
3. Kastrioti 22 13 2 7 28
4. Kosova (V) 21 13 1 7 27
5. Samadrexha 22 8 2 12 18
6. Zhegra 22 5 0 17 10
7. Vëllaznimi 21 3 3 15 8
8. Drenica 22 3 1 18 7


