Please enter at least 3 characters.

Peja synon fitore ndaj Bashkimit

2016/01/peja-synon-fitore-ndaj-bashkimit_hd.jpg

Pejanët edhe pse në mesjavë u mposhtën në Ligën Ballkanike nga ekipi maqedonas, Kumanovo, në këtë takim shihen si favorit për shkak të kualitetit më të madh që e kanë se sa kundërshtarët.

Mirëpo, prizrenasit kanë ditur të shfaqin gjithmonë lojëra të mira në Pejë dhe nuk duhet të përjashtohet ndonjë befasi e mundshme. Nëse llogarisim edhe lodhjen e madhe të lojtarëve pejanë gjatë javës, kurse prizrenasit kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, gjithçka është e mundur.

Deri më tani, Peja ka fituar gjashtë ndeshje nga shtatë të luajtura gjithsej dhe renditet e dyta në Superligë, teksa Bashkimi pozicionohet në vendin e tretë me vetëm katër fitore e tri humbje.

Ndeshja fillon nga ora 19:00, dhe pritet që sonte të jetë një atmosferë impozante në tribunat e Karagaçit për këtë derbi të kësaj jave. Gjithashtu, kjo lojë do të transmetohet drejtpërdrejt në RTV21.

ETC Superliga – Xhiroja e 8-të:

E shtunë:

Peja -Bashkimi 19:00

E diel:

Trepça – Kastrioti 16:00
RTV 21 –Besa 18:00
Drita – Sigal Prishtina 18:00

/Telegrafi/