Peja mbetet pa kamera sigurie, dikush i këputi kabllot
03/11/2016
Persona të panjohur kanë këputur kabllot e kamerave të qytetit në Pejë.
Sipas Policisë jashtë sistemit kanë dalë 21 kamera.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ku ky rast është raportuar nga një qytetar.
Policia po heton rastin.


