Please enter at least 3 characters.

Peja ka punuar që të qëndrojë aty ku e ka vendin

2016/01/peja-ka-punuar-q-euml-t-euml-q-euml-ndroj-euml-aty-ku-e-ka-vendin_hd.jpg

“Ne jemi përpjekur shumë gjatë verës që të tejkalojmë vështirësitë dhe përsëri të ndërtojmë një skuadër konkurruese sikurse gjithherë. Kemi sjellë dy njerëz shumë profesional që të ndihmojnë në zhvillimin dhe avancimin e basketbollit në qytetin tonë. Shpresoj që ky sezon të na shkojë mbarë dhe të kemi sukseset që i dëshirojmë të gjithë”, ka thënë Gashi në konferencë për shtyp, transmeton Koha.net.

Kur ka folur për Drilon Hajrizin, Gashi është shprehur se ishe shumë e lehtë të negociohet me të, pasi ai kishte dëshirën e madhe për të vazhduar me ekipin.

“Driloni? Ka qenë shumë e lehtë të negociohet me të, sepse dëshira për të vazhduar me Pejën ka qenë shumë e madhe. Ne jemi shumë të lumtur që kemi lojtarin më te mirë vendor të ligës në ekipin tonë. Ky është sezoni i tretë me radhë për të dhe shpresoj që do të jemi se bashku edhe për shumë të tjera”, është shprehur presidenti i klubit pejan.

KB Peja është përjashtuar nga garat e Superligës së Kosovës në basketboll, pasi kishte braktisur njërën nga ndeshjet finale të Play-Offit kundër Prishtinës, edicionin e kaluar. Megjithatë, klubi pejan do të vazhdojë garat në Ligën Ballkanike.