Pedro: Valdes, ideal për Barcën
11/09/2013
Portieri 31-vjeçar ka thënë se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me klubin katalanas e cila skadon në fund të sezonit.
“Ju duhet ta pyesni atë nëse ne përpiqemi ta bindim atë të qëndrojë. Është e vërtetë se ne të gjithë dëshirojmë ai të qëndrojë, pasi ai është një portier ideal për Barcën, dhe ai ka qenë këtu për shumë vite”.
“Ai është një prej portierëve më të mirë në botë dhe nëse shkon, do të na mungojë neve shumë, pasi ai është një person i cili është mirë i respektuar në dhomën e veshjeve”, ka thënë Pedro për Mundo Deportivo.
Valdes dhe Pedro ishin startues për Spanjën në barazimin e mbrëmshëm 2-2 ndaj Kilit. /Telegrafi/


