Please enter at least 3 characters.

PDSH mbështet Pendarovskin, shtabin zgjedhor do të udhëheq Imer Aliu

2016/03/PDSH-logo.jpg

Sot Partia Demokratike Shqiptare mbajti mbledhjen e kryesisë qendrore.

"Pas konsultimeve intensive që kemi pasur këtë muaj në terren me strukturat e PDSH-së dhe pas mbledhjes së sotme të zgjeruar të kryesisë së  PDSH-së me kryetarët e degëve, sot u formua shtabi zgjedhor i PDSH-së për zgjedhjet presidenciale si dhe shtabet e degëve", kumtojnë nga PDSH-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftim thuhet se për kryetar të shtabit zgjedhor u zgjodh sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu i cili pashtu është edhe anëtar i shtabit qendror për zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/