Please enter at least 3 characters.

Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme vazhdon ulja e çmimit të naftës

2019/03/oil_production.jpg
264:"KUWAIT - JANUARY 15: The sun sets behind a oil derek January 15, 2003 near the Saudi Arabian border, Kuwait. Kuwait produces 10% of the worlds oil and has promised to increase production as needed in the event of a war in Iraq. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)
12:"Getty Images

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan ulje në mes shqetësimeve të rritjes ekonomike botërore dhe rënien e kërkesës së naftës.

Naftës Brent filloi shitjen me 63.59 dollarë për fuçi me një rënie prej 0.42 për qind pas mbylljes së fundit me 63.86 dollarë për fuçi, ndërkaq çmimi i markës amerikane WTI ishte në 56.67 dollarë për fuçi me një rënie prej 0.36 për qind.

Çmimet e naftës shënuan ulje, pavarësisht tensioneve të larta në Lindjen e Mesme që mund të ndërpresin rrugët e furnizimit dhe të çojnë në rritjen e çmimeve.

Marina Mbretërore Britanike konfiskoi tankerin iranian me naftë që besohet se ishte nisur për në Siri.

Supertankeri dyshohet se transportonte naftë të papërpunuar në rafinerinë e naftës Baniyas në Siri, e cila sipas ligjeve të Bashkimit Evropian përbën shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj regjimit të Bashar al-Assad-it. /Telegrafi/