Please enter at least 3 characters.

PATJETËR QË KA BUKË

Poezi nga: Kenneth Patchen (1946)Përktheu: Agron Shala

Marifeti është të bësh të vërtetën dhe gënjeshtrën
Të tingëllojnë bash krejt njësoj
Kështu ti ia del mbanë

Të gjithë çmenden pas një kohe
Atëherë ti mund të krijosh një botë
Ku çmenduria është gjëja normale

Natyrisht, ata që e kurdisin kështu
Përfundojnë vetë të çmendur
Por, kush mund ta vërejë ndryshimin?

Kjo botë është shembulli më i mirë që njoh