Pastrimi i mahnitshëm me laser i oxhakut metalik të mbuluar nga ndryshku (Video)
Ky është procesi i heqjes së ndryshkut, që e ka mbuluar një oxhak të vjetër metalik, me anë të laserit që është miqësor me natyrën.
Pajisja elektrike me 1000W, ka aftësi të nxjerrë nga 800 KW për secilin pulsim, duke bërë që të hiqet me lehtësi mbështjellësi portokalli, dhe t’i kthehet objektit ngjyrën gri që kishte më parë, transmeton Telegrafi.
Sipas ESR, kompania nga Kanada e ka prodhuar këtë makinë me dioda, e cila nxjerrë rreze të forta, në mënyrë që të restaurojë objekte të vjetra si trashëgimi kulturore dhe arkitektonike.
Pajisja laserike që japë një pamje paksa të vrazhdë, është e aftë të heqë papastërtitë dhe shtresat e padëshiruara pa përdorur kemikate, teksa është shumë e aftë në pastrimin e statujave dhe busteve.
Kompania me bazë në British Columbia, pretendon se kjo makinë mund të heqë edhe materialet gërryese që ndodhen në sipërfaqe, ujin, pluhurin dhe të reduktojë elementet të cilat mund t’i shkaktojnë dëme artefakteve metalike.
Siç mund ta shihni edhe në video, laseri që kalon nëpër oxhakun metalik, heqë të gjithë ndryshkun, duke mos pasur nevojë për asnjë gërryerje të vetme. /Telegrafi/


