Please enter at least 3 characters.

Pasagjerja amerikane u çudit me ulëset e një linje ajrore në Suedi

2023/07/tiktok-2.jpg

Një pasagjere amerikane mbeti e çuditur me sediljet që kishte ofruar aeroplani me të cilin kishte udhëtuar.

Megan Homme tregoi përmes një videoje në TikTok se i duhej të ulej në njërën prej katër ulëseve ku do të ishte përballë me dy pasagjerë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Këmbët e saj ishin disa centimetra përballë dy pasagjerëve të tjerë.

Një vendosje e tillë e ulëseve është mjaft e zakonshme në trena dhe autobusë.

Sidoqoftë, është e pazakontë të shohësh një gjë të tillë edhe në aeroplanë.

Gruaja e cila vjen nga Chicago, SHBA tha se kishte qenë në një linjë ajrore rajonale në Suedi, por nuk e bëri të ditur se për se cila ishte ajo linjë.

“Nuk e kam parë më herët këtë në një fluturim”, tha ajo.