Pas turit tre javor në SHBA e Zvicër, Kurti kthehet në Kosovë
26/05/2022
Pas gati tri javësh qëndrimi jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti sonte (e enjte) pritet të kthehet në Kosovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Sonte. Besoj që tashmë ka arritur”, është përgjigjur shkurt ai.
Kurti e ka filluar vizitën zyrtare në SHBA më 6 maj.
Kurti tash e disa javë jashtë Kosovës, Çitaku e quan të paprecedentë dhe tërësisht të papërgjegjshme
Pas vizitës dyjavore atje, ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Gjatë qëndrimit në SHBA dhe Zvicër, Kurti është takuar me liderë shtetërorë e drejtues të ndërmarrjeve.
Megjithatë, partitë opozitare e kanë kritikuar duke thënë se vizita e tij është “shëtitje” pa strategji dhe agjendë. /Telegrafi/


